Këtu mund t’i gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta. Nëse keni pyetje tjera, ju lusim të na kontaktoni në support@dokufest.com, numrin tonë të telefonit +383 49 629 679, chatin e websajtit apo në rrjetet tona sociale.

Si mund të qasem në versionin digjital të festivalit?

Nëse jetoni në Kosovë, Maqedoni Veriore, Shqipëri apo Serbi, ju do të mund të qaseni në platformën online të kinemasë sonë nga datat 7-25 Gusht. Platforma gjindet në websajtin tonë.

Për sa kohë do të jenë filmat të qasshëm online?

Filmat do të jenë të qasshëm për t’u shikuar online prej datës 7 gusht (ora 20:00) deri me 25 gusht (ora 23:59). Filmat garues do të jenë të qasshëm deri me 15 gusht (23:59) ndërsa filmat nga programi special disa do të jenë të qasshëm prej datës 16-25 gusht.

Si mund ta blej një biletë dhe ta shoh një film?

Së pari, krijo një llogari duke klikuar në butonin “Create Account” në hapësirën e djathtë lart ekranit. Kërkoje filmin në hapësirën search ose shfletose listën alfabetike të filmave në listën A-Z. Kliko mbi fotografinë e filmit për të shkuar tek faqja kryesore e filmit. Prej aty, kliko në butonin “Watch” dhe më pas do të dërgohesh tek një dritare ku do duhet t’i shkruash të dhënat e tua bankare (ose kodin promo, nëse e ke). Pas pagesës, filmi do të jetë i qasshëm për t’u shikuar menjëherë si dhe do të shtohet tek Libraria jote. Pasi që klikon ‘play’ filmin do të mund ta shikosh brenda 30 orëve. Gjatë kësaj kohe, filmin mund ta shikosh sa herë të duash. Nëse dëshiron që filmin ta shikosh pasi që kalon periudha kohore 30 prej orësh, do të duhet që filmin ta blesh përsëri.

Çfarë lloj biletash mund të blej?

Biletat mund t’i blesh për filmat individual, për kombinime filmash si dhe pako filmi klikonli te butoni TICKETS

Ku ruhen filmat të cilët i kam paguar?

Filmat të cilët i keni paguar mund t’i gjeni në menynë ‘Librari’ aty ku edhe figuron emri juaj në anën e djathtë të sipërme të ekranit.

Cilat lloje të pagesës bankare pranohen?

Të gjitha llojet e debit dhe kredit kartelave përfshirë Visa, Mastercard dhe AMEX pranohen.

A mund t’i ruaj filmat në një listë?

Po, kur klikoni në ‘Add to My List Button’ në faqen e filmit ose mbi fotografinë e filmit, ju ruani filmin në ‘My List’ e cila gjendet tek llogaria juaj, në anën e djathtë të sipërme të ekranit.

A do të mund t’i shikoj filmat nga e gjithë bota?

Jo. Për t’i shikuar filmat ju duhet të jeni me lokacion në Kosovë, Republikën e Maqedonisë Veriore, Shqipëri ose Serbi. Megjithatë, disa filma nuk do të jenë të qasshëm në disa vende të caktuara me kërkesë të autorëve të filmit, andaj kujdesuni që t’i kontrolloni këto detaje. Filmat e Future is Here do të jenë të qasshëm për t’u parë në gjithë botën falas.

Unë nuk jetoj në asnjërin prej shteteve të cekura më lart, a do të thotë kjo se unë nuk do të mund të blej bileta për filmat online?

Për fat të keq, nëse nuk jetoni në ndonjërën prej këtyre shteteve, ju nuk do të mund të bleni bileta sepse programi ynë digjital është i qasshëm vetëm për këto vende.

Nuk po figuron butoni ‘Watch Button’ tek filmi që po dua ta shoh.

Nëse nuk ka Watch Button në faqen informuese të filmit, atëherë ai film është i qasshëm për t’u parë vetëm si pjesë e ndonjë kombinimi apo pakoje filmike, apo shteti juaj nuk bënë pjesë në listën e shteteve ku do t’i shfaqim filmat. Filmat të cilët janë pjesë e pakove, do të kenë një link i cili do t’ju lidhë tek pakot ku gjendet ai film.

A ka mundësi që filmat të shiten shpejt?

Po. Disa filma mund të blihen më shpejtë se filmat tjerë si dhe filmat kanë numrin e caktuar të shikuesëve. Nëse një film shitet shpejtë, filmi nuk do të jetë i qasshëm për t’u shikuar, ani pse e keni ruajtur në Librarinë tuaj përveç nëse filmin e keni në periudhën kohore (30 orëshe); e keni blerë si film individual para se ai të shitej tërësisht ose nëse filmi është pjesë e një pakoje tjetër.

A do të ketë Q&A me regjisorë?

Po. Disa Q&A do të jenë të qasshme në Platformën tonë Online si përmbajtje shtesë e filmave që do t’i posedojnë ato.

A mund t’i shkarkoj filmat në kompjuterin tim?

Jo. Filmat nuk do të mund të shkarkohen.

Cilat filma do të jenë të qasshëm për periudha të ndryshme kohore?

Filmat e programit garues do të jenë online prej 7-15 gusht. Filmat e programeve speciale do të jenë online prej 16-25 gusht. Filmat e DokuKids (pa pagesë) do të jenë online prej 8-15 gusht. Filmat e Future is Here (pa pagesë) do të jenë online prej 7-25 gusht.

A do të mund t’i shikoj filmat në TV?

Po. Duke përdorur Chromecast në Televizionin tuaj, ju mund ta lidhni shfletuesin në pajisjen tuaj (nga Chrome në Android, apo Safari në iOS), ose duke përdorur AirPlay e cila mund të lidhet në Apple Tv. Përndryshe, ju mund ta lidhni pajisjen me TV-në tuaj duke përdorur kabllon HDMI.

A do të mund t’i shikojë filmat në pajisje të ndryshme?

Kur shikoni filmat, pajisja juaj do të regjistrohet në Platformën Online. Ju do të mund të regjistroni deri në dy pajisje të ndryshme.

A do të jetë interneti im i shpejtë?
Do t’ju duhet internet i shpejtë për funksionim sa më të mirë. Për detaje të tjera klikoni këtu.

A janë të përkthyera filmat dhe në cilat gjuhë?
Po, të gjitha filmat janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Për të zgjedhur titrimin shqip, te filmi i zgjedhur në anën e djathtë poshtë ku shkruan CC, klikoni dhe pastaj ju shfaqen opsionet për të zgjedhur gjuhën.